Transmetuar më 03-03-2021, 18:01

Edhe pse pak javë më parë u duk se ishin mbyllur llogaritë dhe kampionatin këtë vit do ta fitonte Vllaznia, nuk mund ta themi sot një gjë të tillë.

Shkodranët po e pësojnë keq e më keq çdo javë, dhe këtë herë u mbposhtën në Durrës nga Teuta, me rezultat minimal 1-0.

Pas kësaj, durrsakët renditen në vendin e dytë me 40 pikë, aq sa ka edhe Laçi, ndërsa vendin e parë e mbajnë shkodranët me 41 pikë.

Laçi mori një fitore spektakolare përballë Kukësit që e sheh veten shumë larg kreut.

Asnjë suprizë për Skënderbeun që u mposht nga Kastrioti, në Korçë. /k.k/noa.al/