Transmetuar më 03-03-2021, 17:25

Një baba nga Misuri me një histori depresioni u konfirmua i vdekur të hënën së bashku me dy djemtë e tij, të moshave 3 dhe 4 vjeç, pasi të tre u raportuan të zhdukur tre ditë më parë, thanë autoritetet.

Babai, 40-vjeçari Darrell Peak, u pa për herë të fundit nga anëtarët e familjes rreth orës 16:00 të enjten ndërsa ai largohej me djemtë e tij nga shtëpia e familjes në Greene County, në jugperëndim të Missouri.

Në kohën kur u deklarua i zhdukur ai ishte "i armatosur me një pistoletë që mbante rregullisht", sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra e Sherifit të Qarkut Greene.

Policia u dërgua për të kontrolluar një burrë që shihej duke ecur me dy fëmijë përgjatë një autostrade në zonën ku ishin parë për herë të fundit, por nuk ishte në gjendje t’i gjente ata në kohë.

Në orën 10:30 të mëngjesit të ditës tjetër, anëtarët e familjes kontaktuan zyrën e Sherifit të Qarkut Greene për të ngritur një raport rreth personave të zhdukur. Ata u thanë oficerëve se "Darrell kishte një histori depresioni",  madje "këmbëngulën se ai kurrë nuk do t’i dëmtonte fëmijët e tij".

Të hënën, trupat e të treve u gjetën brenda një ndërtese, jo shumë larg nga vendi ku u panë për herë të fundit. Autoritetet nuk kanë zbuluar ende se si ata vdiqën. Mediat amerikane kanë ngritur dyshimet se burri mund të ketë vrarë fëmijën në kishte depresioni dhe më pas veten.

(Foto : 40 vjeçari Darrell Peak dhe dy fëmijët e tij, 3 vjeçari Mayson Peak dhe 4 vjeçari Kaiden Peak. Marrë nga People.com).

/a.m/NOA.al