Transmetuar më 03-03-2021, 16:38

Një tjetër rast i rëndë Covid rregjistrohet në vendin tonë.

Mësohet se ka ndërruar jetë një 27-vjeçare nga Berati, e infektuar me Covid.

Ariola Sakollari (Gjeçi) u infektua me koronavirus 3 javë më parë, dhe ishte shtruar në spitalin Rajonal të Beratit, në repartin Covid. Gjendja e saj u përkeqësua dhe u dërgua në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.

Ajo qëndroi për dita ditë në intubim dhe për fat të keq nuk mundi të fitonte betejën me Covid.

Mësohet se ajo ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në spital dhe sot u përcoll nga familjarët për në banesën e fundit.

E reja nuk vuante nga sëmundje të tjera. Mësohet se ajo ishte e fejuar dhe së shpejti do të vishte fustanin e bardhë të nusërisë.

Ndërkaq, edhe e motra e Ariolës së ndjerë ndodhet në spitalin Shefqet Ndroqi duke luftuar sëmundjen.

Ajo ndodhej në intubim, por raportohet se sot gjendja e saj është përmirësuar.

/a.m/NOA.al

(Foto Ariola Sakollari, marrë nga Google)