Turqia gati të afrojë ndihmë pas tërmetit në Greqi, dëme të shumta dhe një viktimë deri tani
Transmetuar më 03-03-2021, 14:37

Dëme të shumta materiale janë rregjistruar nga tërmeti 6.3 që tronditi sot Greqinë qendrore.

Mediat helene raportojnë se është shënuar edhe viktima e parë, në zonën e Mesohori.

Lëkundjet e tërmetit zgjatën më shumë se 30 sekonda, madje u ndjenë edhe në vendet fqinje.

Tërmeti i Larisa pas vlerësimeve të fundit kishte të njëjtën madhësi me atë që goditi vendin tonë, më 26 nëntor të vitit 2019, pra 6.3. Por si ndryshim, në Larisa janë rregjistruar rreth 5-6 tërmete të tjerë të shkallës nga 4 deri në 5, duke shtuar panikun në qytet dhe zonat përreth.

Pas tërmetit, nuk ka munguar solidariteti i vendit fqinj, Turqisë.

Duke shprehur solidaritet me Greqinë, ministri i jashtëm i Turqisë i ofroi ndihmë homologut të tij grek , gjatë drekës.

Duke folur me Ministrin e Jashtëm Grek Nikos Dendias në telefon, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia është e gatshme të ndihmojë Greqinë në rast nevoje, thanë burime diplomatike për mediat turke.

Epiqendra e tërmetit të sotëm ishte në veriperëndim të Larisa, qyteti i pestë më i populluar i Greqisë, sipas Institutit të Gjeodinamikës në kryeqytetin Athinë.

/a.m/NOA.al