Transmetuar më 03-03-2021, 14:08

Një 72-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Vlorë.

Sipas hetimeve të para,  i moshuari dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë policia tha se nuk janë vërejtur shenja dhune, përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Vlorë/Informacion paraprak i policisë:

Sot,rreth  orës 13:10, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij shtetasi H. A., 72 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/a.m/NOA.al