Transmetuar më 03-03-2021, 13:50

Një shtetas maroken në vendin tonë është arrestuar nga policia në Durrës, pasi është kapur duke vjedhur në flagrancë një banesë.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e shtetasit E.Sh., banues në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, ku 25-vjeçari nga Maroku, me iniciale M.L., është ndaluar, duke mos mundur ta realizojë qëllimin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /e.a/noa.al/