Transmetuar më 03-03-2021, 12:03

Tre muaj pas vrasjes së Klodian Rashës së rrugën "Dritan Hoxha" në Tiranë, prokuroria i ka komunikuar akuzën e re efektivit Nevaldo Hajdaraj, e cila është “Vrasje me dashje.”

Nga hetimet, ka rezultuar se Rasha ishte i paarmatosur. Arma e gjetur 200 metra larg vendngjarjes, tip model pistoletë turke sportive, ishte e përshtatshme edhe për armë zjarri.

Nga hetimet, ka rezultuar se arma nuk ka asnjë gjurmë të Rashës. Efektivit të policisë i është komunikuar akuza e re pak më parë në ambientet e paraburgimit.

Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes në kapërcimin e kufijve të mbrojtjes së nevojshme, por hetimet zbuluan se vrasja është kryer me dashje dhe mund të shmangej

Brenda pak ditëve, dosja do të përfundojë në Gjykatën e Tiranës për të gjykuar dhe dënuar ish-efektivin për “Vrasje me dashje".

Klodian Rasha u vra më datë 8 dhjetor 2020, pasi gjendej duke ecur në rrugicën pranë shtëpisë së tij, teksa kishte shkelur orën policore të vendosur për shkak të pandemisë.

Patrulla që vrau Rashën përbëhej nga dy policë, por ishte Nevaldo Hajdaraj ai që qëlloi me armë, duke i shkaktuar vdekjen të riut Klodian Rasha.

Pas vrasjes së këtij të fundit, vendi ynë, kryesisht Tirana, u përfshi nga një valë protestash të dhunshme, ku kërkohej drejtësi pas këtij krimi. /e.a/noa.al/

Lexo edhe:

Del video. Momentet kur polici hap zjarr dhe vret 25-vjeçarin Klodian Rasha

Si u vra Klodian Rasha nga policia, familja hap dyert e mortit (Foto)

Babai i Klodian Rashës zbardh bisedën me Ramën: Ti vendos 700 pensione, unë dua vetëm…