Transmetuar më 03-03-2021, 11:43

Një lëkundje e fuqishme tërmeti me magnitudë 5.9 është regjistruar pak minuta më parë në Greqi. Epiqendra është identifikuar në afërsi të Larisës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti ka epiqendër zonën e Larisas dhe pati një magnitudë prej 6.9 të shkallës Rihter, ndërsa thellësia e ulët e tij, prej vetëm 2 kilometra bëri që lëkundjet të ndjehen edhe zonat përreth, përfshi edhe kryeqytetin shqiptar si edhe qytetet e tjera në pjesën jug-lindore të vendit.

Tërmeti ka zgjatur disa sekonda dhe sipas Institutit Gjeologjik në Greqi, lëkundjet e para janë pasur nga një tjetër me intensitet më të ulët, prej 4.6 ballë.

Nuk dihet ende nëse ka dëme apo viktima në vendin fqinj, por mediat raportojnë se banorët kanë dalë në rrugë të frikësuar dhe të alarmuar. /e.a/noa.al/

Lëkundje të forta sizmike në Tiranë