Transmetuar më 03-03-2021, 09:16

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim tre persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me plagosjen me armë zjarri të 30-vjeçarit Igli Qani mbrëmjen djeshme.

Policia thotë se janë shpallur në kërkim shtetasit L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë dhe E. N., 20 vjeç, banues në Korçë.

“Nga veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara, rezulton se këta shtetas, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasin I.Q, e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë plagosur me armë zjarri tip pistoletë, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Nga ana e policisë po punohet intensivisht për kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.

Qani, ka pasur precedentë të mëparshëm penal, pasi është arrestuar nga uniformat blu në qytetin juglindor në gusht të vitit 2019, kur u kap duke lëvizur në qytet me armë në brez.

Organet ligjzbatuese kishin infornacione se ai mund të kryente vepra penale dhe realizuan ndalimin dhe arrestimin e tij në flagrancë,

Arrestimi i Qanit zgjati vetëm 3 ditë dhe më pas ai u la i lirë nga gjykata. /e.a/noa.al/

Në foto: Igli Qani

Lexo edhe:

Plagosje me armë zjarri në Korçë, zhduket autori

Konflikti degjeneron me përdorimin e armës, qëllohet ndaj një personi

DETAJET/ Kush është 30-vjeçari që u plagos me armë zjarri sot në mbrëmje