Transmetuar më 02-03-2021, 22:40

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën "5 Maji" në kryeqytet.

Burime policore thonë për noa.al, se dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të  automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën./noa.al/