Humbi betejën me Covid, këngëtarja tregon ditët e fundit të Agim Krajkës: Shkoi me temperaturë 39 në spital
Transmetuar më 02-03-2021, 19:16

Këngëtaret e njohura Irma Libohova, Vikena Kamenica si dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu kanë folur për humbjen e dhimbshme të komozitorit Agim Krajka nga Covid-19 në moshën 83-vjeçare.

Irma ka treguar se ai prej disa ditësh ishte me temperaturë 39 dhe pasi shkoi në spital, shumë shpejt humbi dhe jetën.

Ajo u përpoq që të ndërhynte dhe me njohjet e saj t’i kishtohej vëmendja e duhur në spital kompozitorit dhe artistit të madh të muzikës, por tha se ishte e kotë pasi Krajka nuk arriti dot ta përballonte këtë virus.

“Gjatë gjithë kohës kam ndjekur dinamikën e ditës, si fillim kam ndërhyrë, për të gjetur disa lidhje me njerëzit që t’i jepnin rëndësinë e duhur sepse atje spitali është i ngarkuar dhe gjithësecili fugon pas hallit të tij. Kam komunikur me disa persona që sigurisht e morën në konsideratë dhe kam përshtypjen se ka shkuar vetëm me maskën e oksigjenit, mirëpo brenda një kohe shumë të shkurtër agravoi situate dhe kur ka qenë ora 10 gjithmonë kam qënë në telefon me Aidën (motrën e Agim Krajkës), dhe më tha mos u lodh më për të bërë diçka mediatike, për t’i kishtuar më vëmendja e duhur sepse Agimi ka ndërruar jetë.

Artistët ishin sot pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan.

E pyetur nëse merrte trajtim në shtëpi, Irma libohova, tha: Ka qenë me temperaturë disa ditë sepse e kam informacionin nga motra e Krajkës, Aida. Ka qenë disa me temperaturë 39 dhe pastaj ka shkuar në spital. Nuk e di si t’ja vësh emrin moj Rudina se ti mendon se ia ke bërë vetes kujdesin dhe mund ta përballosh dhe në shtëpi, por është lloji i virusit kaq i pabesë”.

Kujtojmë se Irma Libohova dhe motra e saj Eranda, fituan në 87 festivalin e Këngës në RTSH, me këngën “Nuk e harroj”, kompozuar nga mjeshtri i madh, Agim Krajka, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme.

Ai ishte pjesë e atij brezi që bëri epokë në kohë të vështira, veprat e të cilit do të mbeten në panteonin e artë të muzikës shqiptare.