Transmetuar më 02-03-2021, 17:26

Pas një muaji dramatik si muaji shkurt, spitalet Covid në kryeqytet edhe në ditët e para të marsit vijojnë të mbajnë peshën më të madhe të pacientëve që kanë nevojë për shërbim spitalor.

Nga raportimet e fundit të Ministrisë Shëndetësisë 616 persona po trajtohen në të 4 spitalet Covid në kryeqytet dhe në 3 pavionët Covid në spitalet rajonale të Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit.

Spitalet rajonale vijojnë të mbajnë një numër të paktë të shtruarish duke bërë që në kryeqytet thuajse të ezaurohen të gjithë shtretërit.

Nga 616 të shtruarit 521 po marrin shërbim në kryeqytet, kur totali i shtretërve është 600, ndërsa 53 po trajtohen në Durrës, 16 në Shkodër dhe 26 në Elbasan.

Lidhur me gjendjen e pacientëve, 43 prej tyre janë në terapi intensive dhe pjesa tjetër në shërbim.

Në total 95 pacientë janë në spitalet rajonale. Kapaciteti i tyre mbajtës është 241 shtretër.

/a.m/NOA.al