Transmetuar më 02-03-2021, 15:31

Specialisti i sëmundjes infektive i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci përsërit zgjedhjen amerikane për të mos shtyrë injeksionin e dytë të vaksinave Pfizer dhe Moderna, siç ka zgjedhur të bëjë Britania e Madhe.

Sipas tij, ekziston rreziku që njerëzit të jenë më pak të mbrojtur dhe të përhapen më shumë variante, por gjithashtu edhe skepticizmi ndaj vaksinave të rritet.

Shkenca nuk mbështet shtyrjen e dozës së dytë, i thotë Fauci Uashington Post, duke theksuar se nuk ka të dhëna për kohëzgjatjen e imunitetit të dhënë nga një dozë e vetme.

Ndryshimi i qasjes, shton ai, mund të rrisë skepticizmin. "Ne u themi njerëzve që duhen dy doza dhe pastaj nuk mund të themi ‘oops kemi ndryshuar mendje’. Unë mendoj se do të ishte një mesazh i rrezikshëm," komentoi shkencëtari.

Fauci nuk donte të dënonte zgjedhjen e Britanisë së Madhe, një strategji për shkak të "një hendeku serioz midis furnizimit dhe kërkesës" të vaksinës.

Por ai hodhi poshtë sugjerimet e disa politikanëve për ta imituar atë, sepse në Shtetet e Bashkuara "ky hendek do të zvogëlohet shpejt dhe do të kapërcehet".

"Nuk ka asnjë përgjigje të saktë – nënvizoi Fauci – por ne duam të jemi shkencërisht rigorozë, ne e dimë që kur jepen dy doza, jo vetëm që ka një mbrojtje në nivelin më të lartë, por ka një bollëk të tillë antitrupash për t’u mbrojtur kundër variantet më të këqija ". /k.k/noa.al/

Burimi i aljmit: adnkronos.com