Transmetuar më 02-03-2021, 15:33

Në 24 orët e fundit në Kosovë, 8 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Sipas autoriteteve shëndetësore kosovare, nga 2,886 testime të kryera gjithsej, 488 persona rezultuan pozitivë me Covid 19.

Numri total i rasteve pozitive është 70.185, nga 313.132 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2 dhe 1.616 raste vdekjesh që nga nisja e pandemisë marsin e kaluar.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 270 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.333, kurse numri i rasteve aktive është 8.236 persona.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 285 raste, Gjilan 47 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Kamenicë 11 raste, Lipjan 11 raste, Prizren 11 raste, Deçan 6 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 5 raste, Malishevë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Podujevë dhe Vushtrri. /e.a/noa.al/