Transmetuar më 02-03-2021, 15:06

Është ndarë nga jeta, Vasil Arbaçi, nënprefekti i Vlorës për Delvinën.

Arbaçi mësohet se ishte prekur nga koronavirusi disa ditë më parë.

Arbaçi ishte pjesë e minoritetit grek, i cili e zgjodhi atë edhe Kryetar të Komunës Finiq.  Më pas ai ishte emëruar si Nënprefekt i Qarkut Vlorë për Delvinën.

Vasil Arbaçi do të kujtohet si një njeri me kontribute të veçanta jo vetëm nga banorët e minoritetit grek por nga gjithë qytetarët e qarkut që nga Konispoli e deri në Vlorë e më gjerë.

Lajmin e trishtë e bëri publik Prefekti i Qarkut Vlorë, përmes një postimi në Facebook:

“COVID 19 kjo sëmundje e pabesë me të cilën po përballemi për ditë vazhdon të marrë jetë njerëzish”.

“Një prej tyre ishte edhe Vasi Arbaçi bir i minoritetit grek që punoi gjithë jetën me përkushtim në të mirë të komunitetit i cili e zgjodhi atë si Kryetar të Komunës Finiq dhe më pas i emëruar si Nënprefekt i Qarkut Vlorë për Delvinën”.

“Vasil Arbaçi do të kujtohet si një njeri me kontribute të veçanta jo vetëm nga banorët e minoritetit grek por nga gjithë qytetarët e qarkut  që nga Konispoli e deri në Vlorë e më gjerë.”

“Lamtumirë Arbaçi! Ngushëllime familjes së tij!”, ishte mesazhi që dha institucioni i Prefekturës së Vlorës./a.m/NOA.al