Transmetuar më 02-03-2021, 09:43

Një foto që tregon  një murgeshë katolike të ulur në gjunjë në rrugë përpara kordonit të policisë në qytetin Myitkyina, në veri të  Mianmarit, ka bërë bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave në mbarë botën.

E gjunjëzuar, murgesha u lutet forcave të sigurisë që të mos qëllojnë protestuesit e rinj që protestonin paqësisht.

Motra Ann Nu Thawng, e kongregacionit fetar të Shën Francis Xavier, është ikona e ditës që tregon  shtypjen e  ashpër të policisë, e cila sipas Kombeve të Bashkuara, u mori jetën të paktën 18 personave të dielën.

Ushtria e Myanmarit mori me dhunë kontrollin e qeverisë më 1 shkurt dhe nuk ka pranuar ta lëshojë atë me gjithë thirrjet e ndërkombëtarëve.

Vendi shkarkoi edhe të dërguarin e vet në Kombet e Bashkuara, pasi ai bëri thirrje për ndërhyrje me çdo mënyrë për të kthyer normalitetin në vend dhe për t’i kthyer pushtetin kryeqeveritares, Aun San Su Çi, e cila qëndron në arrest shtëpiak.

Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura, ndaj kanë premtuar së shpejti zgjedhja të reja parlamentare. /e.a/noa.al/