Transmetuar më 02-03-2021, 07:34

Ndikimi i masave ajrore, veriore-verilindore, ka bërë që vendi ynë të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta.

Sipas MeteoAlb, vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore, situatë e cila vijon deri në mesditë, kur vranësirat kalimtare do të shfaqen nëpër territor.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore, nga -3°C, deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi veri-lindor, duke krijuar në det një dallgëzim deri në 3 ballë. /e.a/noa.al/