Transmetuar më 01-03-2021, 19:37

Pas përfundimit të spektaklit “Love Story” Saimiri dhe Meri ndanë një foto së bashku në Instagram, duke pirë kafe, pa zbuluar ndonjë detaj më tepër se kaq.

Ditën e djeshme Saimiri tregoi se është larguar jashtë vendit, duke u kthyer në Gjermani ku edhe pozoi i vetëm. Meri nga ana tjetër publikoi një foto nga Parisi, por që e kishte realizuar kohë më parë.

Patjetër që ky detaj nuk mund t’i shpëtonte ndjekësve, të cilët i kanë kërkuar menjëherë "llogari" finalistes nga Elbasani, të “Love Story”.

"Unë jam në Shqipëri, ndërsa Saimirit i duhej të shkonte në Gjermani për punën", shkruan Meri në Instagram, duke qetësuar disi fansat e saj.

Nga ana tjetër të shumta kanë qenë reagimet ndaj Saimirit, të cilit e kanë pyetur se e ka e ka lënë “nusen”.

Kujtojmë se çifti është në shenjestër të publikut dhe në rrjet qarkullojnë hipoteza se gjithçka ishte në kuadër të një show televiziv dhe nuk janë aspak një çift i vërtetë./a.m/NOA.al