Transmetuar më 01-03-2021, 19:10

Fotoreporteri i njohur i sportit, Luigj Preçi është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare.

Mësohet se Preçi ishte infektuar me Covid-19.

Me një karrierë 60 vjeçare, Preçi ishte një nga ata fotografë që ka përcjellë një pjesë të mirë të futbollit shqiptar.

Për të gjithq ata që patën fatin ta njihnin, Luigj Preçi ishte një njeri i jashtëzakonshëm, fotograf i talentuar dhe një njeri i ndershëm dhe punëtor. Ai jetoi çdo ditë me pasionin e madh për futbollin deri në fund të jetës së tij.

Luigj Preçi ka mbuluar për thuajse 60 vjet aktivitetet e kampionatit, kupës dhe aktiviteteve ndërkombëtare.

Më shumë ai ka qenë si fotoreporter në aktivitetet e klubit Partizani dhe ekipit Kombëtar.

Për kontributin e tij është vlerësuar në komunitetin e futbollit, madje edhe nga FSHF me rastin e 80-vjetorit të lindjes.

/a.m/NOA.al