Transmetuar më 01-03-2021, 18:42

Koronavirusi i ka shkaktuar vdekjen drejtorit të shkollës 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz të Beratit.

Prej ditësh, 58-vjeçari Gëzim Shkoza ishte në intubim dhe humbi jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë.

Fillimisht ai ishte shtruar në Spitalin Rajonal të Beratit, dhe më pas u transportua për në Tiranë.

Gjendja e tij ishte përkeqësuar ditët e fundit, deri sa mbylli sytë mëngjesin e sotëm.

Baba i tre fëmijëve, prej më shumë se 30 vitesh ka ushtruar profesionin e mësuesit, dhe drejtonte shkollën 9-vjeçare prej 5 vitesh. /k.k/noa.al/