Transmetuar më 01-03-2021, 18:24

Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon që shtetet të mos mbështeten vetëm te vaksina kundër koronavirusit për të mposhtuar pandeminë.

Ky apel vjen pas konstatimit të varianteve të reja të virusit në rreth 57 vende të botës.

Kreu i OBSH, Tedros Adhanom thotë se autoritetet duhet të investojnë më shumë në sektorin e shëndetësisë.

“Kemi vënë re rritje të shifrave në disa shtete, kjo besojmë se vjen nga relaksimi i masave anti-Covid, dhe qarkullimi i varianteve të reja të virusit.

Vaksinat do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve, por nëse shtete mbështeten vetëm te vaksina, bëjnë gabim të madh.

Për shtetin duhen investime në shëndetësi, plane dhe përgjigje të koordinuara. Për qytetarët do të thotë higjienë, distancë, maskë”, u shpreh ai së fundmi. /k.k/noa.al/