Transmetuar më 01-03-2021, 16:01

Dozat e radhës prej 15 mijë e 210 vaksinave nga kompania “Pfizer” nuk do të mbërrijnë sot në Shqipëri, ashtu sikundër ishte paralajmëruar më herët.

Ministria e Shëndetësisë njofton se sasia e përcaktuar do të mbërrijë ditën e martë.

“Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë”, thuhet në njoftim.

Nuk dihen ende arsyet e shtyrjes.

Prej disa javësh vijon vaksinimi i bluzave të bardhave dhe moshës së tretë. /k.k/noa.al/