Transmetuar më 01-03-2021, 10:59

Ashtu si mjeku i njohur Pëllumb Pipero, drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër, Arjanit Muho dhe financierja, Klodiana Qirushi, janë infektuar me COVID 19, pak ditë pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Sipas ‘Report Tv’, Qirushi është infektuar 1 ditë pasi mori vaksinën, ndërsa Muho pas 4 ditësh. Theksojmë që kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Raste të tilla të ngjashme, pra të infektimit me COVID të një individi pas marrjes së vaksinës, janë regjistruar edhe në shtetet e tjera të botës.

Sipas Ekspertëve të Shëndetësisë, kjo ndodh sepse anti-trupat nuk janë aktivizuar ende, pasi është e domosdoshme marrja e dozës së dytë.

Sipas tyre, do të duhen shtatë ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës që një person të jetë i mbrojtur ndaj virusit. /e.a/noa.al/