Transmetuar më 01-03-2021, 08:53

Përmes një videoje në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me pamjet nga projekti i hekurudhës së re, Tiranë-Rinas-Durrës.

Ai thekson se më në fund, pas përfundimit të marrëveshjes disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, do të nisë dhe puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

“MIRËMËNGJES dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. /e.a/noa.al/