Transmetuar më 01-03-2021, 07:52

"Unë mund të vendos të kandidoj për presidencën përsëri në vitin 2024". Kështu Donald Trump ndezi entuziazmin e audiencës të pranishëm në Konferencën vjetore të Konservatorëve Amerikanë.

Kongresi i Orlandos, sapo miliarderi u ngjit në skenë, u shndërrua shpejt në një ‘show’, një nga shfaqjet që ish-presidenti i ka mësuar amerikanët për vite me rradhë, falë një pranie dërrmuese dhe gëzimit të mbështetësve.

Orlando ishte një gjetje e menduar mirë këtë herë për të shënuar kthimin e tij në skenën publike, hera e parë që kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Dhe mesazhi i përgatitur me kujdes gjatë ditëve të gjata në Mar-a-Lago, është i qartë: "Joe Biden është një katastrofë, muaji i tij i parë ishte i tmerrshëm. Dhe unë mund të kandidoj përsëri. Udhëtimi ynë nuk ka mbaruar kurrë. Asnjë parti e re! Është thjesht një lajm i rremë, ata thjesht duan të na ndajnë".

Krerët e Partisë Republikane janë paralajmëruar tashmë. Ashtu siç paralajmërohen edhe demokratët. "Unë fitova", është mesazhi i Trump, duke konfirmuar tezën e zgjedhjeve të vjedhura dhe duke qëndruar larg mohimit të fjalëve të tij, para sulmit ndaj Kongresit në 6 Janar.

"Këto zgjedhje u manipuluan, ata ndryshuan rezultatin e votimit. Është një turp. Abuzimet e vitit 2020 nuk duhet të ndodhin më kurrë, ne nuk duhet t’i lejojmë më" – sulmoi ai.

Shumica e audiencës i ka përshëndetur teoritë e konspiracionit me disa ovacione këto ditë, të tilla, si ajo sipas së cilës, në mes të protestuesve të 6 janarit të kaluar, kishte edhe antifashistë dhe aktivistë të lëvizjes "Black Lives Matter".

Kur miliarderi u ngjit në skenë (dizajni i të cilit kujton shumë prej një tille të përdorur nga divizionet e SS naziste), ai shfaqet i relaksuar, sigurisht i emocionuar nga ovacionet që e mirëpresin.

Sipas një sondazhi të fundit, 59% e duan atë ende si udhëheqës dhe 54% thonë se do ta votonin gjithsesi nëse ai kandidonte për vitin 2024.

Ylli në rritje i partisë, aleati i tij Ron De Santis, guvernator i Floridas, është shkëputur. Të gjithë kandidatët e mundshëm për zgjedhjet paraprake të republikanëve, e dinë se nëse ai merr këtë vendim, nuk do të ketë vend për askënd.

Duke braktisur idenë e krijimit të një partie të tretë (të paktën për momentin), Trump përqendrohet në çimentimin e republikanëve rreth figurës së tij, ndërsa tregon një objektiv më të afërt sesa zgjedhjet presidenciale: zgjedhjet e mesmandatit në vitin 2022, në të cilën republikanët mund të rimarrin shumicën në Senat, duke e bërë Biden të dështojë.

"Ne do të luftojmë kundër sulmit të socializmit mbi vlerat tona", thotë Trump, i cili ka punuar për disa kohë për të nisur axhendën e tij me moton "Amerika e Para", çfarë do të duhet të jetë platforma e republikanëve, që do të duan mbështetjen e tij: "Me Biden ju keni shkuar nga ‘Amerika e Para’, në ‘Amerika e Fundit'".

Por "The Donald", ka diçka për të gjithë, i gatshëm për të sulmuar jo vetëm Biden, demokratët, ‘tradhtarët’ republikanë, që votuan për fajësimin dhe dënimin e tij në Kongres, por edhe për "armiqtë e popullit", të mediave dhe në rrjetet sociale, të cilët së pari e penguan atë dhe pastaj e ndaluan me platformat e tyre.

Nga sot, ata që e lanë Trumpin "si të vdekur", do të duhet domosdoshmërisht të ndryshojnë mendje. /e.a/noa..al/