Transmetuar më 01-03-2021, 07:35

Kthjellimet do të mbizotërojnë sot në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Por në pjesën e dytë të saj, parashikohen kalime vranësirash të lehta në zonat përgjatë kufirit lindor.

Sipas MeteoAlb, të njëjtat kushte atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -4°C, deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor, duke krijuar në det një dallgëzim deri në 3 ballë. /e.a/noa.al/