Transmetuar më 28-02-2021, 20:58

Ndërron jetë skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Kujtim Gjonaj.

Gjonaj mësohet se ishte prekur nga Covid-19 dhe është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare.

I lindur në Tiranë Gjonaj ishte skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar.

Kujtim Gjonaj ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës.

Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave.

Përmendim këtu disa nga filmat dokumentarë me të cilat është vlerësuar me Çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për Skenarin për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979. Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenë për një kohë Drejtor i Alba Filmit dhe më pas krijoi një shtëpi prodhuese filmike, “Bota Shqiptare”, ndërmjet të cilës vazhdon krijimtarinë e tij profesionale. Kjo shtëpi prodhuese është edhe një shtëpi botimi ma anë të së cilës botuesi Gjonaj prodhon biografitë e figurave të shquara të kombit si Ali Pasha Tepelenën, Faik Konica, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Nënë Tereza, Sulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj. Këto biografi i shërbejnë më pas si bazë për skenarët e filmave dokumentarë mbi këto figura. Me dokumentarin “Enciklopedi që ecën më këmbë”, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006.

Skenarë

Këshilltarët, (1979)

Ata ishin katër, (1977)

Cirku ne fshat (1976)

Thirrja, (1976)

Regjisor dhe skenarist filmi dokumentar

Shkolla dhe praktika 1969 skenarist

Femijte tane 1971

Vellezerit Topulli 1972

Motive nga dita e diele 1973

Se u mbushen malet plot me partizane 1974 skenarist & regjisor

Tregim per nje hero 1975  &

Lidhja shqiptare 1978 skenarist

Rinia dhe celiku 1980 skenarist & regjisor

Artiste ne pune dhe ne skene 1981  &

Kryengritjet e medha 1982  &

Arti shqiptar ne mesjete 1983 skenarist

Ne gjurme te nje historie 1984 skenarist & regjisor

Me e madhja dashuri 1986 regjisor

Nje qytet ne telajo 1987

Keshtjella e kengeve 1988

Etyd prane detit 1989 skenarist

Meditim 1990 regjisor

Drejt Europes 1991

Shqiptaret e Zvicres 1992

Shembja e idhujve 1993

Gjaku yne i shprishur (Jeronim De Rada) 1998 skenarist & regjisor & producent

Ditet e fundit te nje luani( Ali Pashe Tepelena) 2001 regjisor & producent

Nene Tereza 2003 regjisor & producent

Enciklopedia qe ecte me kembe( Faik Konica) 2005 regjisor

Pse 2007

Enderra e Camerise 2010

Magjia Pano( Panajot Pano) 2012 regjisor

Deti i diturive- Hasan Tahsin( Hoxha Tahsin) 2013

Margarita( Margarita Xhepa) 2014 regjisor

Gjithcka per Kosoven( Ramush Haradinaj) 2015

Saga e Dinejve( Abedin Dino dhe trashegimtaret) 2017

I fundmi i rilindasve( josif Bageri) 2018

Çmime

Çmimi i pare per ciklin me tregime Ne emer te jetes Konkur letrar i gazetes Studenti 1967

Çmimi i trete per vellimin me tregime Femijte tane ne konkursin kombetar per letersine. 1971

Çmimi i pare per reportazhin Metalurget konkurs i gazetes Puna 1980

Çmimi i dyte per skenarin e filmit dok Kryengritjet e Medha. konkurs kombetar 1982

Vlerësohet si dokumentari me i mire Me e Madhja Dashuri  1986

Kupa e Festivalit te Tete te filmit dok. me filmin Keshtjella e kengeve 1990

Çmimi i spekatorit per filmin Keshtjella e Kengeve  1990

Çmim special ne Festivalin e peste te filmit ne Palermo me filmin Shembja e idhujve  1998

Çmimi i Akademise Kult per filmin  Enderra e Camerise 2011

Vleresime

1979 Medalja Naim Frasheri

1987 Urdheri Naim Frasheri klasi I

2002 Urdheri Naim Frasheri I Arte

2012 Titulli Mjeshter i Madh

2016 Titulli Mirenjohje e Mallakastres

2016 Titulli Qytetar Nderi i Tepelenes

2016 Titulli Mirenjohje e Camerise

2016 Vlersim Mirenjohje e Q.K te.Kinematografise

2017 Titulli Regjisor i shquar nga Instituti Media dhe imazhi’

2018 Titulli Personalitet i shquar i shoqates Shqiperia

2018 Titulli Mirenjohje nga Shoqata kulturore e shqiptareve te Rumanise per filmin Josif Bageri

2019 Titulli Mirenjohje  nga Bashkia Kucove

2019 Titulli Personalitet i shquar i Shoqates Atdhetare Laberia Nder i Kombit

2019 Titulli Artist i shquar nga shoqata kulturore Pegaso