Transmetuar më 28-02-2021, 18:32

Edhe java e ardhshme do të nisë e kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta, thuajse në të gjithë territorin.

Sipas parashikimeve, ky mot do të vijojë i tillë deri ditën e enjte.

Më pas, në fundjavë do të rikthehen sërish reshjet e shiut që do të stimulojnë edhe ulje të temperaturave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e vona të së premtes, në lartësinë  mbi 800 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje do të rikthehen reshjet e borës me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8/sekondë, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore  fiton shpejtësi deri në 15m/sekondë. /k.k/noa.al/