Transmetuar më 28-02-2021, 15:56

Autoritetet në Kosovë kanë raportuar për një numër të shtuar të prekurish me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, nga 3 mijë e 680 testime, kanë rezultuar pozitivë 453 persona.

Për fat të keq, katër persona kanë humbur jetën në spitale.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.782. /k.k/noa.al/