Transmetuar më 28-02-2021, 08:32

Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare Xhemajlije Hoxha Demaçi, bashkëshortja e veprimtarit të çështjes shqiptare, Adem Demaçi.

Mësohet se e ndjera ishte e infektuar me COVID disa ditë më parë.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur djali i saj, Shqiptar Demaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

“Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasdite nga pasojat e Covid 19. Varrimi bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e Lagjes Arbëria (ish -Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë”, –  ka shkruar ai.

Adem Demaçi ishte simbol i sakrificës dhe rezistencës kombëtare në Kosovë./a.m/NOA.al