Transmetuar më 27-02-2021, 18:48

Artisti italian Valerio Scanu, i cili kohët e fundit humbi babanë e tij nga koronavirusi, dha një intervistë të gjatë për Adnkronos.

“Shumë njerëz ende nuk e kuptojnë mirë situatën”,  është shpërthimi i artistit italian nga Sardenja mbi sjelljen e shumë qytetarëve ndaj pandemisë.

“Në fundjavë njerëzit mbushin bregdetin, nuk ka logjikë për këtë. Ka njerëz që janë përgjegjës dhe që nuk respektojnë rregullat, pasi  shumica e tyre nuk po pyesin për rrezikun.”

Scanu gjithashtu kërkon që “të sensibilizohen njerëzit që të kenë respekt për Covid. Shumë prej tyre nuk e kuptojnë peshën e situatës Covid edhe sot, të njësive të kujdesit intensiv që po mbushen  plot, apo sesi kjo sëmundje është e paparashikueshme”.

“Kam humbur babanë tim i cili ishte një person i shëndetshëm dhe nuk kishte patologji. Uroj që këta njerëz të mos e kalojnë kurrë këtë situatë, por shumë nuk do ta kuptojnë atë derisa ta përjetojnë. Ka njerëz që ende ecin pa maskë. Ka edhe mohues të virusit, ose skeptikë.”

Për këngëtarin, situata është dramatike.

“Kam dëgjuar idiotë që thonë gjëra të tilla si "frika nga Covid vret mushkëritë”.

“Unë them që të gjithë janë të lirë të mendojnë ashtu siç dëshirojnë, por ne nuk mund t’i zëvendësojmë mjekët”.

Dhe një mendim i tij shkon për babain e ndjerë:

“E dija që ishte serioze, por nuk mendova deri në atë pikë. Prandaj derisa ta jetoj, gjithmonë do t’i respektoj të tjerët duke miratuar çdo masë sigurie”, përfundon ai./a.m/NOA.al