Transmetuar më 27-02-2021, 16:43

Një prift, i cili predikoi se koronavirusi nuk ekziston dhe gjithçka është bërë për të goditur kishën është infektuar me COVID.

Ai ishte pjesë e komunitetit lokal të Patras, në Greqi.

Prifti në fjalë deri para pak kohësh tallej me ata që mbanin një maskë dhe ruanin distancën brenda kishës. Kur prifti shihte një besimtar në kishë, që hynte me maskë i kërkonte t’i shpjegonte pse e mbante atë.

Një qytetar, i cili ankohej për sjelljen e priftit thotë: “Ky prift në mënyrë të përsëritur tallej me një të afërmin tim sepse kishte veshur një maskë në kishë. Përveç kësaj, pas festave, ai predikoi në kishë se koronavirusi nuk ekziston dhe gjithçka është bërë për të goditur kishën!”

Sipas të njëjtës ankesë, bazuar në atë që raportojnë mediet helene, kur prifti pa të dielën se po i njëjti besimtar kishte veshur përsëri një maskë, ai i tha: “Po mban përsëri një maskë, nuk e kupton që e gjithë kjo është bërë për globalizimin”?

Nuk bëhet e ditura gjendja e fundit shëndetësore e priftit, përveç faktit se ai është izoluar pas infektimit me Covid-19.

Burimi: protothema.gr