Transmetuar më 27-02-2021, 15:37

Komiteti tekniko-shkencor, bazuar në treguesit e analizës së të dhënave të fundit pas propozimeve që i janë drejtuar qeverisë, ka rbërë që tërikthehet izolimi në zonat më problematike. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza sapo ka firmosur urdhëresën mbi masat anti Covid.

Masat do të hynë në fuqi nga data 1 mars 2021.

Prej disa javësh asnjë territor italian nuk konsiderohej zonë e kuqe. Por mbi vendimin e sotëm rajoni i Bazilikatës dhe rajoni i Molise janë shpallur zona të kuqe me rrezik shumë të lartë infektimi për popullsinë.

Do të jenë të  mbyllura të gjitha aktivitetet tregtare me përjashtim të farmacive e dyqaneve ushqimore, si dhe me limitimin e lëvizjes në çdo orar të banorëve.

Rajonet Lombardia e Marche e Piemonte do të jenë zona portokalli me rrezik infektimi të lartë për popullsinë e me mbylljen e çdo aktiviteti tregtar me përjashtim të farmacive e atyre qe tregtojnë produkte ushqimore.

Rajoni i Sardenjës do të konsiderohet zonë e bardhë me një nivel infektimi të papërfillshëm për rrezikun e shëndetit të popullsisë. Shumë shkolla janë mbyllur në zonat më problematike. /a.m/NOA.al