Transmetuar më 27-02-2021, 12:41

Për shkak të një mosfunksionimi të kompjuterit në bord, jahti 77 metra ‘Go’ humbi kontrollin dhe u përplas me kalatën prej druri të klubit luksoz të jahteve të Sint Maarten në Karaibe.

Mjeti lundrues prej 75 milionë eurosh, është në pronësi të miliarderit zviceran, Hans Peter Wild, i cili kryeson kompaninë e famshme të lëngjeve të frutave, "Capri-Sonne".

Jahti ka pësuar dëme "të konsiderueshme". Në bordin e "Go", ka një helikopter, një palestër, një banjë turke, një pishinë dhe një mini-spital. Askush nuk u lëndua si pasojë e aksidentit. /e.a/noa.al/