Transmetuar më 27-02-2021, 11:05

Dy burra janë arrestuar nga policia italiane për shkak se u kapën, duke udhëtuar me një ambulancë në të cilin kishin fshehur 30 kg marijuanë.

Sipas Tgcom, 39-vjeçari Francesco Minissale dhe 45-vjeçari Gregorio Fiumara u arrestuan në Mesina, të Italisë, gjatë kontrollit nga policia, ndërsa ngarkesa u sekuestrua nga autoritetet.

Zbulimi i lëndës narkotike u bë nga një qen droge gjatë kontrollit të automjetit. /e.a/noa.al./