Transmetuar më 27-02-2021, 10:16

Në Camogli, një vend turistik pranë qytetit të Genovës, në Itali, si pasojë e rrëshqitjes së dherave, janë shembur varrezat duke bërë që rreth 200 arkivole të përfundojnë në det.

Autoritetet përkatëse përmes një aksioni janë munduar të shpëtojnë sa më shumë arkivole, ndërkohë që njerëzit në ankth, presin të dallojnë eshtrat e të dashurve të tyre.

Mediat italiane, raportojnë se numri i arkivoleve të rikuperuara nga autoritetet lokale ka shkuar në 20,

Dje, polumbarët kanë "peshkuar" 8 kufoma, ndërkohë që vazhdon puna për nxjerrjen e të tjerave nga thellësia e detit.

Në të njëjtën kohë, komuna e Camoglit po vazhdon punojë për të riparuar pjesën e sipërme të tokës për të shmangur një tjetër rrëshqitje masive.

Një operacion që, në kundërshtim me atë që ishte njoftuar më parë, do të kërkojë mbylljen 24 orë të rrugës së varrezave midis Camogli dhe Reccos.

Banorët raportuan se dëgjuan rrëshqitjen e tokës nga shtëpitë e tyre dhe se ata vrapuan në varreza kur dëgjuan shkëmbin që binte në det.

Sipas ekspertëve, rrëshqitja e tokës ishte rezultat i erozionit bregdetar, i përkeqësuar nga stuhitë e kohëve të fundit si dhe për shkak të terrenit të pjerrët. /e.a/noa.al/