Transmetuar më 26-02-2021, 23:21

Këngëtarja Aurela Gaçe tregoi një histori të pazakontë nga karriera dhe jeta e saj.

Aurela ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

Njëri prej tyre e ka pyetur nëse ka vuajtur ndonjëherë nga ankthi.

Aurela tha lidhur me pyetjen e ndjekësit të saj në Instagram, u shpreh se vite më parë ka pasur një shumë të madhe parash borxh dhe falë punës së saj e pasionit arriti ta shlyente të gjithë borxhin.

"Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të besh të pamundurën t’i realizosh".

“Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë”.

“I lava me sponsorë e bileta… pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhet e kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000.

“Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë", u shpreh në rrëfimin e saj Aurela Gaçe. /a.m/NOA.al

(Foto marrë nga Fecebook i Aurela Gaçes)