Transmetuar më 26-02-2021, 22:56

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë, për të cilën thotë se është delikate.

Sipas saj nga 855 shtretër që Shqipëria ka në dispozicion, 74% e tyre dhe 44% e reanimacionit janë ezauruar.

“Parashikimet për vetë sezonin favorizojnë bashkimet familjare, të qëndruarit në grup dhe shumë të tjerë që prishin distancimin fizik dhe sjell të kemi aktivitet dhe transmetueshmëri”.

“Nuk kemi ezaurim të kapaciteteve spitalore, nga 855 shtretër kemi ezaurim të 74% të shtretërve dhe reanimacioni 44 %. Jemi akoma në skenarin e parë; përgjigje spitalore të shërbimit shëndetësor dhe për të mos krijuar panik dhe vigjilenca nuk duhet humbur. Ka njerëz që nuk zbatojnë rregullat”, tha Tomini, e ftuar në A2 CNN se.

Për sa i përket fëmijëve të infektuar, Tomini u shpreh se deri më tani janë 0.7 % e pozitivitetit në rang kombëtar.

Po ashtu ajo tha se 2 fëmijë janë në terapi intensive.

“Moshat pediatrike janë evidentuar si rrjedhojë e hetimit epidemiologjik pa shfaqur shenja klinike të moderuara apo të lehta”.

“Është 0.7 % e pozitivitetit në rang kombëtar. Pediatria është përballur me fluks të respiratoreve të tjera. Kemi rreth dy raste në terapi intensive dhe pjesa tjetër janë në pavijon. Nuk duhet të neglizhohet asnjë shenjë dhe të vendosim diagnozë”.

“Shenjat klinike të një infeksioni viral janë të njëjta, por Covid ka shfaqur temperaturë 37.5 te fëmijët e vegjël, është e lartë dhe shenjat klinike nuk duhet të neglizhohen. Theksoj që nuk duhet të neglizhohet asnjë rast te mosha pediatrike”, u shpreh Tomini. /a.m/NOA.al