Transmetuar më 26-02-2021, 22:46

Që kur nisi pandemia 3330 persona te prekur nga koronavirusi janë trajtuar në spitalet Covid 1, 3 dhe 4 që nga 9 Marsi deri në 31 Dhjetor të vitit 2020.

Mjekët e kanë marrë në analizë të gjitha problemet që këta të sëmurë kanë shfaqur e për pasojë kanë dalë në përfundimin që Covid-19 prek të gjitha organet, duke shkaktuar 62 lloje komplikacionesh në organizëm.

Ajo që zë vendin e parë për nga shpeshtësia është insuficenca respiratore progresive refraktare e hasur në 1746 pacientë, dhe që ka çuar edhe në vdekjen e 1120 pacientëve.

Thyerje e diabetit meilitus, hepatit akut anektreit, çrregullimet kardiake, ishemitë janë të tjera komplikacione të shpeshta të shkaktuara nga Covid-19.

Studimi i kryer tek pacientët e shtruar në spital ka nxjerrë në pah se 5% kanë qenë forma të lehta, 12% të mesme, 55% të renda dhe 28% shumë të rënda.

Ashtu siç është parë jo vetëm tek pacientët në spitale, por edhe tek ata që janë trajtuar në shtëpi, simptomat e sëmundjes janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga temperatura, anoreksia, djersët, mungesa e nuhatjes dhe shijes e deri tek gjendja e ankthit.

Nëse flasim për vdekshmërinë, shkaqet janë të shumta por mjekët veçojnë tromboemboline pulmonare.

/a.m/NOA.al