Transmetuar më 26-02-2021, 23:28

Alarmi i ri për mutacionin britanik të koronavirusit po vjen këtë herë nga Italia fqinje. Transmetueshmëria e lartë e vërejtur nga shkencëtarët italianë, por edhe përhapja e dendur tashmë e COVID-19 te fëmijët dhe përgjithësisht në moshat nga 0 deri në 18 vjeç, po krijojnë një përzierje shpërthyese duke rikthyer mbingarkesës e spitaleve dhe reparteve të terapisë intensive në shumë zona të vendit. Noa.al ka përkthyer këtë material të zgjeruar të rrjetit televiziv italian Rai dhe jua sjell më poshtë.

Instituti i Lartë i Shëndetit i vendit fqinj është i qartë: "Në Itali, varianti anglez i virusit Sars-CoV-2 vlerësohet të ketë transmetueshmëri 37% më të lartë sesa llojet e tjera jo mutacione. "Ky fakt na bën të marrim në konsideratë masa më të rrepta për të kontrolluar përhapjen".

Njoftimi pason dy vëzhgime të kryera javët e fundit në 10 zona, duke mbajtur nën survejim përhapjen e mutacionit britanik në komunitet.

Paralajmërimi tjetër vjen nga presidenti i Shoqatës Pediatrike Italiane, Alberto Villani, shef i Pediatrisë në spitalin publik të Romës, i cili alarmon për përhapjen masive të mutacionit tek fëmijët.

"Variantet e koronavirusit të ri, veçanërisht ai britanik, kanë një kapacitet përhapjeje 30-40% më të lartë. Tashmë kjo vlen edhe për grupmoshën 0-18 vjeç. "Fëmijët janë më të përfshirë tani sepse këto mutacione janë forma që përhapen më lehtë",  tha Villani për RAI, raporton noa.al. 

Duke dhënë një shembull se sa shpejt përhapet infeksioni, ai shton: "Nëse një person infekton dy dhe pastaj 4, 8 dhe 16, në hapin e gjashtë ne arrijmë në 128 raste. Nëse në vend të dy infekton tre, në hapin e gjashtë arrijmë në 2,187. Ky fakt duhet të merret parasysh".

Sa serioz është te fëmijët, rreziku pas infektimit nga mutacioni britanik?

Alberto Villani

Në foto: Alberto Villani

Pediatri italian dhe drejtori i spitalit pediatrik më të madh të Romës është i qartë kur thotë se tashmë fëmijët janë bërë bartës infektues. Por të paktën ai thotë se deri tani nuk rrezikohen sa moshat e thyera: "Megjithëse mutacionet janë ngjitëse, aktualisht nuk ka prova të ashpërsisë së sëmundjes tek fëmijët. Fëmijët, në fakt, ende kanë aftësinë t’i rezistojnë komplikacioneve të rënda krahasuar me të moshuarit".

Dr.Vilani megjithatë shpreh shqetësim për shtimin masiv të fëmijëve të infektuar. "Deri në maj 2020 kemi pasur më pak se 5,000 raste në fëmijë dhe të rinj. Muajt e fundit kemi dhjetëra mijëra, prandaj virusi përhapet më lehtë. Dhe nëse një mutacion, si ai britanik, ka aftësinë të përhapet 30-40% më shumë, kjo do të thotë që nëse një fëmijë kishte infektuar më parë edhe dy të tjerë, tani ai po infekton edhe tre të tjerë dhe sikurse e theksova, në hapin e gjashtë nuk infekton më 128 vetë por plot 2187."

"Njerëzit duhet të kuptojnë seriozitetin e çështjes. "Nëse nuk ka asnjë kufizim, atëherë është e vështirë të kontrollosh situatën", theksoi dr.Villani.

Shqetësim i madh për shkollat

Një enigmë që tani duhet të zgjidhet nga komiteti shkencor i ekspertëve italianë në Covid-19 është shpërndarja e mutacionit britanik në shkolla, të cilat po mbyllen njëra pas tjetrës.

Të dhënat që publikojnë autoritetet italiane tregojnë se 17.5% e rasteve të reja pozitive në muajin e fundit janë fëmijë nën 18 vjeç, dhe shumica janë nxënës shkollash, por edhe fëmijë kopshtesh. Kjo përqindje, gjatë muajve të parë të pandemisë, ishte rreth 2-3%. 

Kjo do të thotë që sot në Itali 1 në 5 persona pozitivë për Covid-19 janë të mitur, gjë që bën që gjithnjë e më shumë shkencëtarë të arrijnë në përfundimin se varianti anglez transmetohet më lehtë mes të miturve.

Proteina" punon "më mirë me receptorët tanë" dhe virusi futet më lehtë në trupin tonëGalium masivNë foto: Massimo Galli

Në një përpjekje për të shpjeguar pse mutacioni britanik është më ngjitës, dr. Massimo Galli, flet për RAI, një nga specialistët më të shquar të sëmundjeve infektive në Itali, i cili punon në Spitalin Sacco në Milano.

"Ekziston një marrëdhënie më e përshtatshme midis virusit dhe receptorëve tanë, në kuptimin që kur ky virus bie në kontakt me qelizat njerëzore, ai ngjitet më mirë dhe ndoshta hyn më lehtë. Ky virus i mallkuar është më i tërhequr nga receptorët tanë. Kjo proteinë e variantit anglez "punon" më mirë me receptorët tanë. "Sigurisht që kjo nuk është e këndshme për ne, sepse po flasim për 40% më shumë kapacitet infektues të virusit", – tha ai.

Shembulli i Brescia-s me studentë të infektuar është shqetësuesPaolo BekerucciNë foto: Paolo Bekerucci

Shkencëtarët italianë tani po evidentojnë si tepër shqetësues, shembullin e Brescia, një zonë ku është vërejtur tek të miturit e shkollave rritja më e konsiderueshme e rasteve të koronavirusit.

Deri në fillim të shkurtit, 10% e popullsisë lokale (140 nga 1,400) kishin rezultuar pozitivë për virusin: nga këta, 60% rezultojnë fëmijë të moshës shkollore si dhe fëmijë më të vegjël që mund të kenë infektuar anëtarë të tjerë të familjes së tyre.

"Sidomos në qendër të veriut ka një rritje eksponenciale të rasteve me Covid tek fëmijët, diçka që ishte mjaft e rrallë vitin e kaluar", – tha Paolo Becerucci, president i Shoqatës Italiane të Kujdesit Parësor Pediatrik.

Nënkryetari i Bashkisë Perugia: "Varianti anglez prek fëmijët, ruani familjet"

Paralajmërimet alarmuese nga mjekët italianë në lidhje me përhapjen e virusit tek fëmijët nisën në fillim të shkurtit. Më 8 të muajit që po mbyllet, pediatri dhe nënkryetari i bashkisë së qytetit të Perugias, Gianluca Tuterri, dha alarmin në një mbledhje urgjente të këshillit të qytetit ku ai iu referua situatës në zonë për shkak të epidemisë.

"Nga tre variantet e njohura, ai britanik na shqetëson më shumë sepse prek veçanërisht fëmijët dhe më pas transmetohet lehtësisht brenda familjeve. Prandaj u bëjmë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes", – apeloi Tuterri.

Por a ka shkaqe të shtuara të përhapjes masive të infeksionit nga fëmijët? Gjetja e fundit e përfaqësuesit të pediatërve të Venecias, Vito Francesco D’Amadi, është gjithashtu shqetësuese. Dr. Amadi tha se nga ana e fëmijëve ka respektim minimal dhe të pasaktë të masave kundër përhapjes së virusit. "Ne vazhdimisht shohim maska ​​të pista dhe të papërshtatshme tek fëmijët",  shpjegon ai.

"Shkollat ​​janë një vend ku ka një përhapje të madhe të virusit"Pierluigi LopalkoNë foto: Pierluigi Lopalko

"Shkollat ​​janë kthyer në vatta ku ka një përhapje të madhe të virusit," tha për RAI, epidemiologu Pierluigi Lopalko, këshilltar shëndetësor në rajonin e Pulias. "Ne duhet të aplikojmë mësimin në distancë," shtoi ai.

Dr. Lopalko gjithashtu iu referua problemit që aktualisht ekziston në Itali ashtu si në Shqipëri, baret e restorantet: “Studimet kanë treguar se vendet ku qarkullimi i virusit është më i lehtë janë fatkeqësisht restorante, lokale, piceri. Ato janë vende ku njerëzit rrinë për një kohë të gjatë, pa maskë dhe në mënyrë të pashmangshme ka edhe shkëmbim objektesh. Ka shumë mundësi që virusi të përhapet në tryeza, kështu që qëndroni larg vendeve të tilla", apelon specialisti i shëndetit, raporton noa.al.

"Fëmijët e kopshteve po infektojnë të rriturit"

"Ajo që po shohim është një rritje e rasteve të koronavirusit në grupmoshat më të reja të të miturve. Ne gjithashtu shohim se grupmosha që preket më shumë është ajo 3-5 vjeç".

Këtë fakt e bëri sot të ditur, zëvendësguvernatori i Udine, kryetar i Task Force për shëndetin, Ricardo Ricciardi, gjatë një video konference me institucionet lokale.

"Siç e shohim, fëmijët e kopshteve po infektohen dendur. Dhe një nga efektet e përhapjes tek fëmijët e kopshteve është se të rriturit preken drejtpërdrejt dhe në këtë mënyrë po qarkullon infeksioni brenda familjeve. Duhet të jemi vigjilentë për shkak të përhapjes së këtij varianti sepse rrezikojmë shumë".

Andrea ChrysantiNë foto: Andrea Chrizadi

Fakti që vendi fqinj po përballet me një problem serioz me mutacionin britanik konfirmohet edhe nga profesori i mirënjohur italian i Mikrobiologjisë në Universitetin e Padovës, Dr. Andrea Chrizadi. Ai tha në një dalje publike se "nëse shteti nuk merr masa më të ashpra tani, atëherë vendi rrezikon 40,000 raste në ditë, të cilat do të sillnin pasoja edhe më tragjike". 

Profesori gjithashtu shtoi se nuk ka asnjë arsye për të diskutuar një kthim në normalitet.

Ndaj nga 1 marsi njoftohet se të gjitha ciklet shkollore në Itali do të mbyllen pa afat.

Alarm nga ri-infektimi i një pacienti i cili ishte trajtuar disa javë më parëAndrea VianelloNë foto: Andrea Vianello

Ndërsa Italia po vuan këtë përhapje shqetësuese të mutacionit britanik, rasti i një pacienti në një spital të Padovës ka shqetësuar jo vetëm mjekët, por edhe shkencëtarët që janë afruar ta vëzhgojnë.

Dr. Andrea Vianello, një profesor i Patofiziologjisë në Universitetin e qytetit, njoftoi rastin shqetësues: "Ne jemi duke ekzaminuar rastin e një pacienti që kishte Covid-19, u trajtua këtu me ne dhe doli i shëruar disa javë më parë. Tani ai ka ardhur përsëri në spital dhe është përsëri pozitiv. Kemi dyshime serioze se mund të jetë ri-infektuar me një lloj tjetër koronavirusi dhe kjo është arsyeja pse i kemi dërguar mostrat në laborator dhe po presim rezultatet". /Noa.al