Transmetuar më 26-02-2021, 21:49

Një emigranti shqiptar i është bërë atentat mbrëmjen e sotme në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në sheshin Attiki, ndërkohë shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është transportuar në spital në kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet sesi është gjendja shëndetësore e tij, pasi u qëllua me armë zjarri.

Mësohet se shqiptari është qëlluar nga disa persona që ndodheshin në një makinë tjetër.

Pas ngjarjes dy autorët që besohet se ishin po ashtu shqiptarë, hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larissas, ku ata u larguan, duke lënë një armë brenda automjetit.

Gazeta greke Ta Nea tha se shoferi i taksisë përfundoi në spitalin Hipokrateio të Athinës në gjendje shoku. Policia po përpiqet të marrë një deklaratë nga shoferi i taksisë, dëshmi që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë./a.m/NOA.al