Transmetuar më 26-02-2021, 13:48

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për  fazën e 1/8-ave në UEFA Europa League. Short "ferri" për Milanin në raundin e 1/8-ave të Europa League.

Goglat e hedhura i vendosën kuqezinjtë përballë Manchester United, me ndeshjen e parë që do të luhet në "Old Trafford" të enjten e 11 marsit.

Ajo mes Manchester United dhe Milanit është sfida më e fortë e këtij raundi, në të cilin nuk mungojnë përballjet interesante.

Arsenalit do t’i duhet të udhëtojë drejt Pireut, për t’u përballur me grekët e Olympiacos, me ndeshjen e parë që do të luhet në Athinë.

Roma do të sfidojë ukrainasit e Shakthar Donetsk, ndërkohë që Tottenham do të ketë përballë Dinamon e Zagrebit.

Për Ajaxin, shorti u tregua disi më bujar, pasi e vendosi kundër zviceranëve të Young Boys, ndërkohë që Villareali do të sfidojë Dinamon e Kievit.

Dy përballje disi më të baraspeshuara konsiderohen ato Granada-Molde dhe Slavia Pragë-Rangers.

Raundi i 1/8 të Europa League:

AJAX- YOUNG BOYS

DYNAMO KYIV-VILLAREAL

ROMA-SHAKHTAR DONETSK

OLYMPIACOS-ARSENAL

DINAMO ZAGREB-TOTTENHAM

MANCHESTER UNITED-MILAN

SLAVIA PRAHA-RANGERS

GRANADA-MOLDE