‘E zhveshi dhe e preku në pjesët intime’/ Flet nëna e të miturës
Transmetuar më 25-02-2021, 21:33

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, për kapjen dhe arrestimin e mjekut Ramadan Sopaj, i cili është akuzuar për ngacmim seksual ndaj një vajze të mitur.

Tre ditë më parë mediat kosovare kishin raportuar për ngacmimin seksual që mjeku i kërkuar nga policia, kishte bërë ndaj një pacienteje 15-vjeçare.

Familjarët e vajzës thonë se mjeku Sopaj nuk është ndalur me aq, por e ka prekur vajzën edhe në pjesët intime.

Sipas dëshmisë së tyre, kjo është vërtetuar edhe nga kontrollet gjinekologjike të bëra në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ai i ka thënë vajzës, zhvishu më poshtë, vajza i ka thanë po këtej nuk po më dhemb dhe ka dashtë me u çu.  Ai ia ka vu çikës duart dhe i ka thanë ‘unë jam mjek, nuk bën me u çu’. Edhe ia ka nisë me e zhveshë vajzën poshtë dhe ka nisë me e prekë. Çika ka bërtitur. Aty dikush e ka çelë derën, por ai i paska thanë atij personi mbylle derën se jam me pacient. Çika ka bërtitur edhe tu qajtë ka dalë prej aty. E ka taku në rrugë një vajzë që s’po e njohim, prej telefonit të saj, vajza më ka thirrë mu. Vajzën  policia e kanë çu në gjinekologji në QKUK. aty mjekët e kanë kontrolluar edhe shihen shenjat që ai e ka grithë vajzën”, e ka shpjeguar tërë rastin nëna e vajzës 15-vjeçare.