Transmetuar më 25-02-2021, 20:20

Prej më shumë se një muaji, u përball me infeksionin Covid-19 i cili dje rezultoi fatal për 63 vjeçarin Vasil Dilo, djalë i një avokati të njohur.

I ndjeri la pas të shoqen mësuese dhe një djalë. Zv. Kryeministri Erion Braçe duke njoftuar vdekjen e të ndjerit tha sot se ka humbur mikun e tij në moshë të parakohshme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se miku, shoku dhe fqinji i tij prej 19 vitesh nisi sot një rrugëtim të ri në një jetë tjetër me më shumë drejtësi e paqe rreth tij. Ai i shpreh ngushëllimet bashkëshortes, dy fëmijëve dhe miqve të tij.

“Vasil Dilo ishte nje fqinj i mirë! 19 vite derë më derë, shokë e miq! Djali i avokat Dilos, me një sens të fortë kah e drejta, kundërshtues i së padrejtës, reagues ndaj cdo cenimi të interesit publik.

Qytetar ne kete qytet qe e donte aq shume, mbronte po aq nga çdo akt qe cenonte te perbashketen ne te, privaten e vjeter e legale gjithashtu". /Noa.al