Transmetuar më 25-02-2021, 18:26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të ndërtojnë një armë të fuqishme, tenderi për të cilën do të mbyllet këtë javë në Pentagon.

Teknologji e fjalës së fundit, arma do jetë e aftë të asgjësojë dronët deri në avullim total.

Këta të fundit duket se janë kthyer në shqetësim serioz, ndaj gjetja e zgjidhjes është prioritet.

Shumica e lazerave ushtarakë deri më tani janë lazera me valë të vazhdueshme, që sipas ekspertëve duan shumë kohë që ta kryejnë detyrën ushtarake.

Lloji i ri i lazerave që kërkojnë të kenë amerikanët është më efektiv në fushën e betejës dhe shumë i shpejtë.

Kjo pajisje e re do të jetë e aftë që të sigurojë mbrojtje kundër pajisjeve të të shumta që kërcënojnë njëkohësisht, thonë ushtarakët amerikanë. /k.k/noa.al/