Transmetuar më 25-02-2021, 13:44

Ai ra nga bordi i anijes së mallrave, duke udhëtuar midis portit të Taurangas, Zelandë e Re dhe Ishujve Pitcairn, territori britanik përtej detit dhe qëndroi në ujë për më shumë se 14 orë, duke u mbështetur në një vozë mbi ujë, një sinjalistikë e vogël detare , derisa erdhën ta shpëtonin.

Kjo është historia e Vidam Perevertilov, një inxhinier 52-vjeçar lituanez, i cili u shpëtua për mrekulli më 16 shkurt.

Perevertilov tha se ai nuk ndihej mirë rreth orës 4 të mëngjesit pas një ndryshimi të temperaturës në dhomën e motorit dhe doli në kuvertë për t’u rikuperuar, por humbi ekuilibrin e tij dhe ra në det në Oqeanin Paqësor.

Ai nuk kishte të veshur një xhaketë shpëtimi, por arriti të notonte drejt një "pike të zezë", që kishte parë disa kilometra larg: ishte një vozë e vjetër uji që nuk kishte ankoruar asgjë, por që e lejonte atë të notonte.

U deshën rreth gjashtë orë që ekuipazhi të vërente se Perevertilov nuk ishte më në anije. Duke mos e gjetur atë në afërsi të zonës ku ndodhej, kapiteni ktheu anijen përsëri dhe pas disa orësh ekuipazhi arriti ta lokalizonte dhe ta shpëtonte. /e.a/noa.al/