Transmetuar më 25-02-2021, 10:17

Periudhë e zezë për Alisson Becker. Natën e kaluar portieri i Liverpolit mori lajmin e keq për vdekjen e parakohshme të babait të tij, José Agostinho Becker.

57-vjeçari, gjithashtu babai i Muriel, mbrojtësi ekstrem i Fluminenses, u mbyt në një liqen në fermën e tij në Rincão do Inferno, në shtetin brazilian të Rio Grande do Sul.

Kërkimet filluan disa orë pas mungesës së tij dhe në mbrëmje zhytësit gjetën trupin e pajetë.

Ashtu si dy djemtë e tij, Alisson i Liverpul , 28 vjeç dhe Muriel i Fluminenses, 34, Jose ishte një portier. Ai ka luajtur në ligat amatore në Brazil.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe vdekja e tij po trajtohet si një aksident. /e.a/noa.al/