Transmetuar më 25-02-2021, 07:52

Në vendin tonë, vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë në Shqipëri mot të kthjellët gjatë paradites.

MeteoAlb parashikon që në mesditë dhe pasdite, do të ketë kalime vranësirash në pjesën më të madhe të vendit, duke lënë me kthjellime skajin jugor dhe pjesërisht bregdetin.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore, nga 0°C mëngjesi, deri në 21°C mesdita.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi lindor-verilindor, duke krijuar në det një dallgëzim të ulët. /e.a/noa.al/