Transmetuar më 24-02-2021, 14:48

Drejtuesi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë, Agim Nuha dhe disa zyrtarë të kësaj agjencie janë arrestuar nga Njësia Speciale e Policisë.

Policia ka zhvilluar aksione edhe në disa qytete të tjera si në Istog, Lipjan dhe Gjilan, për të cilat nuk janë zbardhur detaje të mëtejshme.

Bastisjet edhe në këto komuna po bëhen në drejtoritë e bujqësisë. Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, konfirmoi aksionin në shkallë vendi.

Raportohet se Njësia për krime ekonomike e Policisë së Kosovës ka konfiskuar edhe një njësi parash./a.m/NOA.al