Transmetuar më 24-02-2021, 12:22
U hodh paraditen sotme shorti i çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, i cili përcaktoi 4 çifte interesante dhe të bukura për t’u ndjekur.
Ndeshjet do të luhen me takime teke dhe përballjet që spikasin më shumë, janë ato Laçi-Partizani dhe Teuta-Kukësi.
Short i lehtë në letër për kryesuesit e Kategorisë Superiore, Vllazninë e cila do të sfidojë në Shkodër, Korabin e Kategorisë së Parë, ndërkohë që një përballje disi e balancuar konsiderohet edhe ajo mes Dinamos dhe Skënderbeut.
ÇIFTET ÇEREKFINALISTE TË KUPËS SË SHQIPËRISË:
LAÇI-PARTIZANI
VLLAZNIA-KORABI
TEUTA-KUKËSI
DINAMO-SKËNDERBEU